Hyseni: I kemi nisur 11 projekte kapitale në vlerë mbi 1 milion euro, i përfundojmë në mandat të dytë

I kemi nisur 11 projekte kapitale në vlerë mbi 1 milion euro, i përfundojmë në mandat të dytë

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LVV-ja, Alban Hyseni, ka renditur 11 projekte kapitale në vlerë 1 milion euro të cilat thotë se kanë nisur në mandatin e parë dhe sipas tij do të përfundojnë në mandatin e dytë.

“11 projekte kapitale mbi 1 milion euro – të gjitha të nisura në mandatin e parë dhe që do të përfundojnë në mandatin e dytë. Nga Stacioni i Autobusëve, KultQendra, Rruga Hamdi Kurteshi, Qendrimi ditor për të moshuarit, renovimi i sallës së sportit, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Banimi i përballueshëm dhe social, Impianti i ujërave të zeza, Projekti Floës, e deri te Stadiumi i Qytetit – një ndër projektet më të rëndësishme për identitetin e Gjilanit tonë”, ka shkruar në Facebook, kryetari aktual Alban Hyseni.

Kandidati Hyseni, në balotazh në kuadër të zgjedhjeve lokale, garon kundër Arbër Ismajlit kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Alban Hyseni në rundin e parë mori 49.80% dhe ishte shumë afër që të fitonte pa balotazh, ndërsa Arbër Ismajli 34.29%.