Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur rëndë nga FIFA për shkeljet e shumta në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Leskovc.
Muajin e kaluar kuqezinjtë fituan 1:0 me golin e Rey Manajt, kurse serbët fishkëllyen himnin shqiptar dhe bënë fyerje të tjera ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes.
Kjo i ka kushtuar federatës serbe me gjobë prej 87 mijë e 500 franga zvicerane dhe mbyllje të 25 për qind të stadiumit për tifozë, për ndeshjen e ardhshme me Letoninë.
Federata serbe dënohet rregullisht për fyerjet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.



Të tjera
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitakut rrezik për sigurinë kombëtare
Marrëdhëniet me Listën Serbe ndryshuan pas qeverisjes së VV-së
Rrëzohet avioni që udhëtonte drejt Tripolit, me shefin e ushtrisë libiane në bord, afër Ankarasë