Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.
Së bashku diskutuan për përfshirjen e Kosovës në Partneritetin e Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare (NDC). Kreu i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Nuno Queiros, përgëzoi zëvendëskryeministrin dhe qeverinë për suksesin e tyre në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe ndjekjen e përmbushjes së Agjendës së Gjelbër.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për zotin Queiros, agjencitë partnere në OKB dhe shtetet mike dhe aleate, që mbështetën vendin tonë në përfshirjen e tij në këtë kuadër.
Kontributet e përcaktuara në nivel kombëtar, ose NDC, janë plane kombëtare të veprimit për klimën nga çdo vend pjesëmarrës sipas Marrëveshjes së Parisit. Kosova do të raportojë arritjet e saj vjetore duke u bërë pjesë e prioriteteve të përbashkëta globale për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit.



Të tjera
Hamza kërkon votën në Malishevë, premton rritje pagash dhe pensionesh
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë një korporatë nga një shtet aleat
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër