Periudhë më jostabile do të përfshijë vendin e rajonin ditëve të ardhshme. Të reshura lokale shiu do të shtrihen në pjesë të vendit që në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premtë, duke vazhduar kohëpaskohe deri në orët e mbrëmjes.
Në aspektin termik do të jetë më ftohtë, me temperatura minimale që zbresin deri në 6C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës, vetëm prej 10C e 11C. Kryesisht dominojnë qetësitë, e frynë herë herë erë e lehtë nga krahu verior 1-3m/s.
Më shumë të reshura shiu po parashihen orëve të para të ditës së shtunë, e gjatë ditës do të jenë më të izoluara, si riga lokale. Kohëpaskohe reshje të dobëta shiu paraqiten edhe ditën e diel dhe të hënë. Të martën më pas pushojnë, por se vransirat do të dominojnë mbi vend. Temperaturat marrin një trend të rritjes në fundjavë, me maksimale deri në 15C, e më pas pësojnë rënie deri në 11C. Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 9C. Erërat ndryshojnë drejtimin në fundjavë, nga juglindja e jugu, e frynë me hove deri në 12m/s./Mendimi për motin



Të tjera
Hamza kërkon votën në Malishevë, premton rritje pagash dhe pensionesh
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë një korporatë nga një shtet aleat
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër