Këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Behluli, ka ndarë me ndjekësit një lajm të gëzueshëm.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se po përgatit projekte të reja muzikore, raporton ORAinfo.
Në imazhin e publikuar nga studio, Behluli shihet duke incizuar, ndërsa ka shkruar: “Këngë të reja, me shpresën të ju pëlqejnë ❤️.”

Ky njoftim ka ngjallur menjëherë entuziazëm tek fansat e saj, të cilët mezi presin të dëgjojnë krijimet e reja të artistes së dashur të muzikës popullore shqiptare. /ORAinfo/



Të tjera
Si t’i largoni qimet e fytyrës në kushte shtëpiake
13 shenja se je më e mençur se moshatarët e tu
Xhenxhefil dhe Aloe Vera për organizëm në formë