Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e prezantimit të raportit vjetor të punës së IKKL-së, ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Sipas tij ky institut është vendimtar për institucionalizimin e kujtesës kolektive dhe për zbardhjen e plotë të vërtetës historike. Lidhur me formimin e qeverisë, Kurti theksoi se nuk është punë e mençur që të shkohet në zgjedhje në dhjetor e më pastaj edhe në prill të vitit të ardhshëm.
Kurti e vlerësoi punën e IKKL-së si mbresëlënëse, duke u rritur materialit arkivor.
“Kanë qenë më pak se 190 foulldera linjë fizike t materialit arkivor tash janë më shumë se 400 metra. Ndërkaq materiali dixhital arkivor i ka tejkaluar 20 terrabait” tha Kurti.
Ai më tej vlerësoi se ky angazhim është jetike për shtetësinë e Kosovës dhe për ardhmërinë, jo thjeshtë për dokumentimin e së kaluarës.
Sipas tij ky institut është vendimtar për institucionalizimin e kujtesës kolektive dhe për zbardhjen e plotë të vërtetës historike.
“Nga 67 burime të evidentuara para një viti tash i kanë 650 burime nga 14 shtete. Është punë gjigante që po bëhet. IKKL është shndërruar në një nyje institucionale ku njerëzit sjellin burime e të dhëna e në anën tjetër kërkojnë informacion, ku veçohet Policia e Kosovës e Prokuroria e Shtetit”, nënvizoi Kurti.
Kurse lidhur me formimin e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se kanë ngelur edhe 10 ditë deri në themelim të saj nga mandatari Glauk Konjufca.
Ai theksoi se nuk është punë e mençur që të shkohet në zgjedhje në dhjetor e më pastaj edhe në prill të vitit të ardhshëm.
“Kështu që deputetet ë Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes: ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill”, tha Kurti.
Ai shfaqi shpresën se në fund të kësaj jave, më saktësisht në fillim të javës së ardhshme do të mund të ketë një informacion më të saktë rreth kësaj çështjeje.



Të tjera
Ferguson tregon se për cilin lojtar është penduar që nuk e ka transferuar
Ulutash vlerëson lart kontributin e Sllovakisë në misionin e KFOR-it në Kosovë
Veta*ksidentohet automjeti i KFOR-it amerikan në rrugën Mitrovicë-Jarinjë, tre të lë*nduar