Sllovenia humb sulmuesin kryesor para ndeshjes me Kosovën

Sllovenia humb sulmuesin kryesor para ndeshjes me Kosovën

Kombëtarja e Sllovenisë ka marrë një lajm të keq para ndeshjeve vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Kosovës dhe kundër Sllovenisë.

Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, do të mungojë për shkak të lëndimit në gju.

Sesko ishte larguar nga fusha në minutën e tetëdhjetë e tetë në ndeshjen ndaj Tottenham në Premier League, e cila ka përfunduar 2-2. Megjithatë, klubi anglez ka bërë të ditur se lëndimi nuk duket i rëndë dhe lojtari do të vlerësohet gjatë kësaj jave në qendrën stërvitore të United.

Mungesa e sulmuesit është goditje e madhe për Slloveninë, e cila duhet ta mposhtë Kosovën të shtunën dhe të paktën të marrë një barazim kundër Suedisë në transfertë më 18 nëntor, për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë në grup.

Aktualisht, Sllovenia renditet e treta në Grupin B me tri pikë, pas Zvicrës e cila ka dhjetë pikë dhe Kosovës që ka shtatë pikë. Suedia është e fundit me vetëm një pikë./rtk