Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti sot në takim komandantin e Forcave Operative Speciale sllovake, gjeneralmajor Jaroslav Kram, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit gjeneralët shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Gjenerali Ulutash gjithashtu shprehu vlerësimin e sinqertë për kontributin e çmuar të Sllovakisë në misionin e KFOR-it.
KFOR-i përbëhet nga mbi 4700 trupa nga 33 vende kontribuuese me trupa, gjashtë prej të cilave iu bashkuan në një vit e gjysmë të fundit, duke përfshirë Francën dhe Portugalinë, përkatësisht në janar dhe shtator 2024, dhe Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën në muajin prill 2025.
Sllovakia aktualisht ka 42 trupa në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë.



Të tjera
Fitorja e Faton Pecit në Mitrovicë është super fitore për Vetëvendosjen
Ushqimet që janë të mira për zemrën tuaj
97 të vd*ekur nga ak*sidentet rrugore në Kosovë gjatë vitit 2025