Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, ka reaguar pas dyshimeve të ngritura për manipulime me vota në Mitrovicë. Murati ka thënë se tash e sa vite Kosova shquhet për zgjedhje të lira që zhvillohen pa probleme të theksuara, dhe për këtë merr edhe lëvdata nga ndërkombëtarët.
E një meritë e madhe sipas tij për këtë i shkon pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje! me komisionerët dhe vëzhguesit e saj, të cilët ndër vite kanë mbrojtur votën dhe integritetin e zgjedhjeve qoftë edhe me trupat e tyre.
Këtë meritë tashmë na e kanë pranuar publikisht edhe kundërshtarët tanë politikë. Para se Vetëvendosje të futej në garë zgjedhore, zgjedhjet në Kosovë karakterizoheshin jo rrallë me vjedhje industriale të votave, e me vendvotime ku dalja ishte sa 120% e numrit të mundshëm të votuesve. Kjo ndodhte kryesisht në zona që njiheshin si bastione të PDK-së”, ka thënë Murati.
Murati më tej ka theksuar se partia e cila do të hyjë në histori se i nxorri simpatizuesit e saj në shesh për të festuar humbjen, jo një herë por dy herë brenda një muaji, tash po kërkon shfajësim për dështimin
“Prandaj kur pikërisht PDK-ja tash bërtet “kapeni hajnin”, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë. Partia që do të hyjë në histori se i nxorri simpatizuesit e saj në shesh për të festuar humbjen, jo një herë por dy herë brenda një muaji, tash po kërkon shfajësim për dështimin”, ka thënë Murati.



Të tjera
Haxhiu kadetëve të rinj të FSK-së: Shërbeni me krenari dhe përulje ndaj sakrificës për Kosovën
Pse cigaret elektronike nuk ndihmojnë në lënien e duhanit
Arrestohet një shtetas i Kosovës në Serbi