Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze diskutuan sot në telefon zhvillimet e fundit lidhur me përpjekjet e kërkim-shpëtimit pas rrëzimit të një avioni ushtarak turk të mallrave në Gjeorgji, transmeton Anadolu.
Gjatë bisedës telefonike, Kobakhidze ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ushtarëve në aksident, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën turke të medias sociale “NSosyal”.
Nga ana e tij, Erdogan ka shprehur mirënjohje ndaj Kobakhidzes për ngushëllimet dhe mbështetjen, shtoi drejtoria.
Më herët gjatë ditës, një avion ushtarak turk i mallrave C-130, në udhëtim nga Azerbajxhani, u rrëzua në Gjeorgji.
Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes, në avion gjendeshin 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.
Ministria më pas njoftoi se “Ekipet gjeorgjiane të kërkim-shpëtimit arritën te mbetjet e avionit në orën 17:00”, duke shtuar se mbetjet janë siguruar për ekzaminim nga ekipi turk i hetimit të aksidenteve.



Të tjera
Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon në Mitrovicë
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën
Franca do t’i ndihmojë palestinezët ta hartojnë kushtetutën për shtetin e ardhshëm