Kryediplomati i Mbrojtjes së Kosovës shprehu solidaritet dhe mbështetje për popullin turk pas aksidentit tragjik, përcjell Kosova Post.
Postimi i plotë:
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur ngushëllime për rrëzimin tragjik të një avioni ushtarak transportues C-130 të Forcave të Armatosura Turke, që po fluturonte nga Azerbajxhani drejt Turqisë.
“Në këtë rast fatkeqësie, bashkëndjejmë dhembjen me miqtë tanë turq. U shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha humbjet e pësuara nga ky aksident, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, si dhe autoriteteve turke,” tha Maqedonci.
Ai shtoi se Kosova qëndron pranë Turqisë në këto momente të rënda, duke nënvizuar lidhjen e fortë mes dy popujve.
“Qofshin të bekuar të gjithë ushtarët e Kosovës dhe të Turqisë, në misionet e tyre fisnike për mbrojtjen e vendeve të tyre dhe të paqes,” përfundoi ministri Maqedonci.



Të tjera
Turqia mike dhe partnere strategjike e Kosovës
Pasiviteti është më i dëmshëm se duhanpirja, zbulohen arsyet
Gjysma e grave kanë një mashkull “rezervë”, tregon një studim