“E kapa duke më tradhtuar… por po e lejoj të vazhdojë” – Rrëfimi që ka tronditur rrjetin

Një grua është lënduar thellë pasi zbuloi se burri i saj po e tradhton, por tani ndodhet në një dilemë: a t’i tregojë të dashurës së tij të fshehtë të vërtetën apo jo.

Ajo tregon se e ka marrë vesh për tradhtinë para tetë muajsh dhe që atëherë po ndjek fshehurazi mesazhet e tij. Gjatë kësaj kohe, ajo ka filluar ta “pëlqejë” të dashurën e burrit dhe ndihet tmerrësisht keq, sepse e di që e vërteta do t’ia shkatërrojë botën asaj, shkruan “The Mirror”, transmeton “Bota sot”.

Në rrëfimin e saj në Reddit, gruaja shkruan:

“Burri im ka një lidhje jashtëmartesore. E zbulova tetë muaj më parë, kur një mesazh nga ‘Henry’ i shkruante ‘të dua’. Arrita ta sinkronizoj llogarinë e tij me iCloud-in tonë dhe që atëherë po i lexoj mesazhet. Ajo që më dhemb më shumë është fakti që edhe ajo – e dashura e tij – është viktimë.

Për t’i dhënë hakun, ai nuk flet keq për mua, siç bëjnë zakonisht burrat tradhtarë – thjesht nuk më përmend fare.
Ndoshta sepse ai e di që gënjeshtra e ‘ish-gruas së ligë’ është klishe, dhe ajo është mjaft e mençur për ta kuptuar.”

Ajo shton se, ndryshe nga sa ndodh zakonisht, nuk e urren të dashurën e burrit. Përkundrazi, ndien një butësi të madhe për të:

“E di që zakonisht gruaja urren të dashurën e burrit, por unë s’mundem. E dua shumë.

Ajo s’e di që burri im është një humbës, dhe është një grua e mrekullueshme që meriton gjithë botën.
Dërgon kartolina për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit ‘sepse festa mund të jetë kohë e vetmisë për ta’.
I dërgon atij poezi dashurie. Kur ai i thotë se është nën stres, ajo pyet si mund ta ndihmojë.

I shpjegoi pse anija FV Destination u mbyt në programin ‘The Deadliest Catch’. Madje u gëzua kur mësoi se tragjedia solli rregulla më të rrepta sigurie për peshkatarët.”

Gruaja thotë se burri i saj “s’nuk e meriton” një grua kaq të mirë. Ajo e di që duhet t’i tregojë të vërtetën, por e tmerron ideja ta thyejë zemrën e dikujt kaq të ndjeshëm.

Ai s’do të ketë kurrë guximin t’i dalë përballë asaj, ndaj do më duhet unë t’i jap lajmin e keq.
Nuk dua të jem arsyeja pse ajo qan.
Shpresoj që kur ta marrë vesh, të dijë se, ndonëse humbi një të dashur tradhtar, do të ketë një mike tek unë.
Nuk dua që të ndihet e turpëruar për diçka që iu bë asaj, jo për diçka që ajo bëri.”

Një përdorues komentoi poshtë postimit të saj:

“Ajo duket si një njeri i mrekullueshëm. Është një situatë e ndërlikuar – njerëzit e shohin botën përmes filtrave të tyre. Ajo është e mirë në shpirt dhe mendon se edhe të tjerët janë kështu, madje edhe burri yt i ndyrë.”