Klubi i madh italian, Juventusi i ka uruar suksese yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndaj Sllovenisë në “Stadion Stozice”, me fillim nga ora 20:45.
Kjo përballje është një ndeshje e madhe për Kosovën, pasi edhe me barazim, “Dardanët” e sigurojnë një vend në play-offin e Botërorit 2026.
Para kësaj ndeshje, “Zonja e Vjetër” ka bërë një postim të veçantë për Edon Zhegrovë, për t’i uruar suksese në këtë ballafaqim.
“Paq fat, Edon! Futbollisti ynë do të përfaqësojë Kosovën, e cila luan ndaj Sllovenisë në kualifikimet e Botërorit”, shkruan Juventusi.
Kosova është e dyta në grupin B me shtatë pikë nga katër ndeshje. E para është Zvicra me dhjetë pikë. Sllovenia ka tri sosh, teksa e fundit është Suedia me një pikë.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje