Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dhënë një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes, pas fitores historike në Slloveni.
Kosova fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë si mysafire, me golin e Fisnik Asllanit, dhe autogolin e Zan Karnicnik.
Pas fitores, Federata e Futbollit e Kosovës ka hyrë LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku shihet Amir Rrahmani duke dhënë një fjalim emocionues para bashkëlojtarëve.
“Kjo është fitore historike, edhe secili i keni meritat tuaja, si lojtarët që kanë luajtur, si ata që s’kanë luajtur, si Edoni. Ne tash do të bëhemi gati për ndeshjet e marsit”, dëgjohet duke thënë ai.
Kosova e siguroi play-offin e Botërorit 2026, me ndeshjen e kësaj faze që do të luhen gjatë muajit mars 2026.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje