Reagimi i Kamberit pas arritjes historike: Ky ekip dhe ky pasion e bëjnë çdo gjë të mundur

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën, pasi “Dardanët” të shtunën siguruan për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi mposhti Slloveninë 0-2.Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Playoff ndaj Sllovenisë ishte mahnitës.

“Urime të gjithë Kosovës!  Guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Play off ndaj Sllovenisë ishte mahnitës! Sikurse Shqipëria edhe Kosova bën hap të madh drejtë Botërorit 2026!”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, Kamberi thotë se me ekipin dardan, asgjë nuk është e pamundur.