Gjatë ditës së nesërme, kombëtarja e Kosovës i rikthehet stërvitjeve dhe përgatitjeve për ndeshjen ndaj Zvicrës, të fundit ndeshje në kualifikimet e Botërorit 2026.
Ndeshja ndaj Zvicrës, pjesë e së cilës është edhe Granit Xhaka, luhet të martën me fillim nga ora 20:45 në Prishtinë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar edhe për agjendën e kombëtares së Kosovës, por edhe të asaj zvicerane.
Nga ora 17:00, Granit Xhaka me shokë do të stërvisin për herë të fundit para përballjes me Kosovën.
Të gjitha aktivitetet e përmendura do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja Kosovë – Zvicër është ndeshja e fundit në këto kualifikuese për Botëror, me “Dardanët” që deri më tani kanë tubuar 10 pikë nga pesë ndeshje, teksa “Helvetikët” kanë mbledhur 13 pikë.
Kosova veçse e ka siguruar “play-offin”, gjersa duhet të synojë mrekullinë – fitore prej 6-0 ndaj Zvicrës – nëse dëshiron vendin e parë në grup..



Të tjera
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026
Gilberto Mora hyn në histori të Meksikës dhe Kupës së Botës me rekordin e tij