Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur rreth ndeshjes Kosovë – Zvicër.
Kjo ndeshje zhvillohet të martën më 18 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai ka thënë se pret provokime në Prishtinë.
“Sigurisht që do të ketë provokime, por ne jemi mjaftueshëm të zgjuar për t’u përballur me to. Do të përpiqemi dhe të luajmë lojën tonë. Atëherë nuk do të pranojmë pesë ose gjashtë gola”, është shprehur Yakin.
“Është për të ardhur keq që nuk është ende 100 për qind e sigurt. Por kështu është. Llogaria përfundimtare vjen në fund dhe ne ende kemi një ndeshje për të luajtur. Do të luajmë kundër një ekipi që na ka befasuar. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e luftuar fort në Kosovë”, ka thënë Yakin.
Kosova e ka siguruar play-offin pas fitores ndaj Sllovenisë, teksa nëse fiton 6-0 mund të përfundojë e para në grup.



Të tjera
Mbroni aksesorët nga ndryshku
Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc
Jemi bllokuar në rrugën e integrimit, s’po kërkojmë bamirësi, por respekt për punën e reformat