Për herë të parë në historinë e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), dy femra do të jenë pjesë e panelit si opinioniste.
Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi, dy figura të njohura të showbizit shqiptar, do të ndajnë mendimet dhe vlerësimet e tyre mbi ngjarjet që po ndodhin brenda shtëpisë, duke sjellë një perspektivë të re dhe të fuqishme për audiencën.
Lajmi ekskluziv është zbuluar nga gazetari Olti Curri, i cili ka bërë të ditur nëpërmjet një videoje të shpërndarë në llogarinë e tij personale të Instagram-it, se këto dy personalitete do të pasurojnë panelin me opinionet e tyre të drejta dhe me shumë ngjyra, duke i dhënë një dimension të ri diskutimeve.
Olta Gixhari, aktore e njohur për talentin e saj dhe angazhimin në projekte të ndryshme, dhe Leonora Jakupi, një emër i njohur për fuqinë dhe influencën e saj në skenën muzikore, do të kontribuojnë në analizat dhe komentet mbi dinamiken e lojës dhe sjelljen e banorëve të shtëpisë.



Të tjera
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026
Gilberto Mora hyn në histori të Meksikës dhe Kupës së Botës me rekordin e tij