Pas të sotmes, Glauk Konjufcës, mandatarit për kryeministër, i mbesin vetëm edhe dy ditë afat për të formuar qeverinë e re.
Albert Maxhuni nga NISMA Socialdemokrate, thotë se kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, nuk është kontaktuar nga Konjufca për të arritur marrëveshje në formimin e organit qeverisës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Maxhuni tha se Nisma nuk ka pasur kontakt nga pushteti qendror, që nga takimi i fundit mes Limajt dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Tutje, Maxhuni deklaroi se pos Vetëvendosjes, të gjitha partitë shqiptare që ishin në takimin konsultativ me presidenten Vjosa Osmani, sipas tij, ishin të pajtimit që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.



Të tjera
Maskë për ngrehjen e gjinjve
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026