Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar lart rolin dhe figurën e Bekimit, të cilin e cilëson si bartës të peshës së nderit dhe krenarisë së familjes legjendare Jashari.
“Bekimi bart pjesën e peshës së nderit dhe krenarisë së Jasharajve legjendarë, bashkë me vlerat që shënojnë lirinë tonë. Rruga me miq të dëshmuar bëhet më e lehtë”, ka shkruar Lladrovci.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, por mbështetja e tij shihet si mesazh simbolik për vazhdimësinë e vlerave të familjes Jashari dhe rrugën e përbashkët drejt qëllimeve të përbashkëta.



Të tjera
Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre
Pse vaksina e re kundër Ebola-s është kaq kontraverse?
Yamal: Nuk pendohem për komentet para El Clasicos