Popullsia e Kosovës po plaket, mosha mesatare pritet të arrijë në 49 vjeç deri më 2060

Hamza bisedon në telefon me Thaçin: Më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend, të fala nga presidenti

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, ku kanë folur për Kosovën, familjet, miqtë dhe qytetarët.

I pari i partisë tha se kanë folur edhe për pritjen e gjatë për përfundimin e procesit gjyqësor në Hagë.

“Drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, tha Hamza, me bindjen se në shtator Thaçi bashkë me bashkëlufëtarët e tij do të kthehen në Kosovë.

Hamza po ashtu njoftoi se gjatë bisedës i ka “përcjellë Thaçit përshëndetjet, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës”, dhe se të njëjtat i ka marrë prapa nga ai.

“Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”, ka shkruar Hamza.