Kroacia dhe Portugalia do të luajnë një ndeshje të fazës së 1/16-tës së Kupës së Botës në Toronto të enjten në mbrëmje. Fituesi do të avancojë në 1/8-tën e finales, ku do të përballet me Spanjën ose Austrinë. Ylli më i madh i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, iu drejtua tifozëve të ekipit të tij disa orë para ndeshjes.
Ronaldo ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të postuar një mesazh të shkurtër në gjuhen amtare.
“Bëjeni të ndihemi si në shtëpi”, ishte mesazhi i Ronaldos, i cili u bëri thirrje portugezëve të vinin në stadium në numër të madh dhe të krijonin një atmosferë në të cilën ekipi i tij do të ndihej sikur ishte në shtëpi.
Postimi tashmë ka marrë gati katër milionë pëlqime deri tani në ora 14:00 të ditës së enjte.
Ndryshe, kapiteni 41-vjeçar ka shënuar dy gola në këtë Kupë Bote. Të dy ishin kundër Uzbekistanit në fitoren 5-0 të Portugalisë, teksa nuk shënoi në ndeshjet tjera të fazës së grupeve kundër Kolumbisë dhe RD të Kongos.
Portugalia e përfundoi Grupin K pa humbje, por nuk bëri përshtypje me performancat e saj, kështu që ndeshja kundër Kroacisë po cilësohet si prova e parë e vërtetë e ekipit të tij në fazën eliminatore.
Ronaldo dhe Luka Modric, shokë skuadre të Real Madridit prej kohësh, mund të përballen me njëri-tjetrin për herë të fundit në karrierën e tyre sonte.



Të tjera
Yamal: Nuk pendohem për komentet para El Clasicos
SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim me barnave
Momenti i përleshjes në Podujevë, qytetari shihet me armë në dorë, ndërhyn policia (18+)