Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në Gllarevë të Klinës.
Siç konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, tre persona mbetën të lënduar, të cilët janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.
Njëra nga veturat e përfshira në aksident ka qenë veturë zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se të lënduarit janë pikërisht zyrtarë të KQZ-së.
Zëdhënësi Gashi ndërkaq theksoi se sipas informacioneve që kanë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.



Të tjera
Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre
Pse vaksina e re kundër Ebola-s është kaq kontraverse?
Yamal: Nuk pendohem për komentet para El Clasicos