Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën Faruk Rama në Prishtinë, ku dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
Ahmeti bëri të ditur se personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë.
Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.



Të tjera
Elvis Hoxha i LVV-së e quan Vjosa Osmanin “mjeshtre të frazave paradoksale”: Është tradhtare
Lot dhe emocione! Xhuli zbulon si reagoi nëna e saj kur mori lajmin për shtatzëninë me IVF
Në Klinë zbulohet shtatorja e ish-presidentit, nga sot sheshi mban emrin “Ibrahim Rugova”