Platforma X ka prezantuar një veçori të re që synon të rrisë transparencën dhe të ndihmojë përdoruesit të verifikojnë autenticitetin e llogarive me të cilat ndërveprojnë. Mjeti i ri, i quajtur “Rreth kësaj llogarie”, tashmë u ofron të gjithëve mundësinë të shohin informacione kyçe për një profil, përfshirë vendin ose rajonin nga i cili operon përdoruesi.
Veçori e re synon rritjen e transparencës dhe luftimin e dezinformimi, transmeton Kosova Post.
Për të parë këtë të dhënë, mjafton që përdoruesi të prekë datën e krijimit të llogarisë në profilin përkatës. Përveç vendndodhjes, opsioni i ri zbulon edhe:
sa shpesh llogaria ka ndryshuar emrin e përdoruesit,
nga cili vend është shkarkuar aplikacioni,
dhe informacione të tjera bazë që ndihmojnë në identifikimin e burimit të përmbajtjes.
Sipas X, ky është “një hap i parë i rëndësishëm në sigurimin e integritetit të sheshit global të qytetit”, duke krijuar më shumë transparencë rreth kush qëndron pas llogarive dhe si operojnë ato. Qëllimi kryesor është t’u mundësohet përdoruesve të dallojnë më lehtë llogaritë autentike nga ato që mund të përdoren për manipulim, dezinformim apo spam.
Ky funksion pritet të ketë ndikim të veçantë në diskutimet politike, në raportimin e ngjarjeve në kohë reale dhe në rastet ku përhapja e informacionit nga burime të dyshimta ka rezultuar problematike.
Me këtë veçori të re, X synon të ndërtojë një hapësirë më të sigurt, më të besueshme dhe më transparente për të gjithë përdoruesit e saj globalë./KosovaPost/



Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model