Vjosa Osmani, kandidatja për presidente e LDK-së, ka bërë thirrje për bashkim të brendshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke theksuar se dallimet aktuale brenda partisë janë të tejkalueshme.
Osmani ka theksuar se LDK duhet të punojë për ta kaluar Partinë Demokratike të Kosovës, duke shtuar se partia ka qenë shumë afër këtij qëllimi në zgjedhjet e fundit.
“Ne kemi qenë diku rreth afër 70 mijë vota larg PDK tani jemi rreth 20 mijë vota larg subjektit të dytë, pra me një angazhim pak më të madh nga disa që siç e thatë edhe zogjtë e malit e dinë është sharmi i demokracisë ka ndodhë kjo edhe në procese tjera. Por ne kemi qenë shumë më afër për ta kaluar PDK-në kësaj radhe kurrë më afër nuk kemi qenë. Hajde të punojmë bashkë që ta kalojmë PDK-në edhe të synojmë edhe vendin e parë, mirëpo kjo punë brenda natës nuk ndodhë në asnjë vend të botës”, ka deklaruar Osmani.
Në Debat Plus, Osmani tha se synimi duhet të jetë bashkimi i forcave rreth interesit të Republikës së Kosovës dhe jo rreth individëve, duke shtuar se momenti aktual kërkon reflektim dhe bashkëpunim politik.
Ajo theksoi se të gjithë duhet të kontribuojnë për forcimin e LDK-së dhe se ambiciet individuale duhet të orientohen drejt përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme vitin 2027.



Të tjera
Izr@eli i jep SHBA-së tokë palestineze të konfiskuar për ndërtimin e ambasadës amerikane në Kuds për 1 dollar
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për kr*ime në Kosovë, jo për politikë
Në v@rrezën e Potoçarit këtë vit do të varrosen mbetjet mortore të 10 víktimave të Gje*nocidit të Srebrenicës