“Sunderland kërkon mbi 30 milionë euro”, mediumi britanik shpjegon pse nuk po realizohet transferimi i Granit Xhakës – Ekonomia Online

Xhaka “mjeshtri” i pasimeve në Botëror

Granit Xhaka po vazhdon të spikatë me paraqitjet e tij në Kupën e Botës, ndërsa statistikat e publikuara nga Instituti Ndërkombëtar i Futbollit “CIES” e rendisin mes mesfushorëve më të mirë për pasimet drejt sulmit.

Sipas të dhënave, 30.4 për qind e pasimeve të kapitenit të Zvicrës gjatë fazës së grupeve janë bërë në gjysmën e fushës së kundërshtarit, duke dëshmuar rolin e tij kyç në organizimin e lojës ofensive.

“Këto janë shifra impresive”, ka shkruar mediumi gjerman Kicker, duke vlerësuar paraqitjet e mesfushorit shqiptar.

Në këtë statistikë, vetëm dy mesfushorë kanë rezultuar më të suksesshëm se Xhaka. Norvegjezi Martin Ødegaard kryeson me 35.7 për qind të pasimeve drejt sulmit, ndërsa i dyti është australiani Aiden O’Neill me 34 për qind.

Xhaka renditet i treti në këtë kategori, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e tij të madh në lojën e përfaqësueses zvicerane.