Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri slloven, Robert Golob, i cili është në vizitë në Berlin, kanë kritikuar udhëtimin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vlladimir Putin.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin, Merz gjithashtu kujtoi sulmet ajrore të intensifikuara ruse pas vizitës së Orbanit në Moskë në muajin korrik të vitit të kaluar, “menjëherë pasi ai mori presidencën e Këshillit Evropian”.
“Kjo vizitë jo vetëm që ishte e pasuksesshme. Disa ditë pas vizitës, ushtria ruse nisi disa nga sulmet e saj më të dhunshme kundër infrastrukturës civile dhe objektivave civile në Ukrainë. Shpresoj që Rusia të mos reagojë në të njëjtën mënyrë këtë herë. Por, ai po udhëton pa një mandat evropian dhe pa u konsultuar me ne”, tha Merz.
Orban nuk “luan më për ekipin evropian”
Ndërkohë, kryeministri Golob i përkrahu kritikat e kancelarit Merz, duke theksuar se kryeministri hungarez po vepron kryesisht në interes të tij.
“Kam frikë se Viktor Orban nuk po luan për ekipin evropian prej disa kohësh”, tha Golob, sipas transkriptit zyrtar të konferencës për media.



Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model