Ekipet e Mirëmbajtjes së KEDS-it në rajonin e Mitrovicës po zhvillojnë punime në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në kuadër të projektit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët (TU).
Punimet përfshijnë ndërhyrje të rregullta në infrastrukturën energjetike me qëllim përmirësimin e cilësisë, stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e zonës.
Nga KEDS kanë bërë të ditur se ekipet e tyre vazhdojnë çdo ditë punën në terren për të siguruar një rrjet më të mirë dhe më efikas për të gjithë përdoruesit.



Të tjera
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës