Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe një herë nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, partia më e madhe e serbëve në Kosovë mbeti jashtë listës së subjekteve të miratuara për garë.
Ashtu si në zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe kësaj radhe mungoi shumica e nevojshme për certifikim.
Në Debat Plus, ish-deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, e ka konsideruar të pritshëm vendimin dhe ka mbështetur plotësisht veprimin e anëtarëve të partisë në KQZ.
Sipas tij, qëndrimi i LVV-së ndaj Listës Serbe ka qenë gjithmonë i qartë dhe konsistent.
“E pritshme. Kjo pat ndodhur edhe një herë. Megjithatë veprimi i anëtarë tanë në KQZ është i drejtë dhe parimor. Kundrejt qëndrimeve tona të cilave i kemi mbajtur përherë përballë Listës Serbe. Dhe ato të cilat i parashtrojë janë të qartë. Nuk ka asnjë ndryshim në raport me qëndrimet.. Mospjesëmarrja e Listës Serbe në garë zgjedhore është akt patriotik e kombëtar. Në kuptimin që edhe brenda komuniteti serb do të ndikonte të demokratizimin dhe krijimin një shoqëria që do të ishte me disa parti… “, ka thënë Rexhaj.



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof