Negociatorët ukrainas pritet të takohen sot me zyrtarë evropianë në Bruksel, dhe më pas me zyrtarë amerikanë në Florida.
Takimet vijnë disa ditë pas një takimi pesorësh në Kremlin mes zyrtarëve të Uashingtonit dhe Moskës, ku presidenti rus, Vladimir Putin, i ritheksoi kushtet e tij të ashpra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Para takimeve të së enjtes, Putini përsëriti kërkesat e tij të kamotshme dhe gjithëpërfshirëse për sovranitetin dhe ushtrinë e Ukrainës, gjatë një interviste për India Today, përcjell A2.
“Ose ne i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen nga këto territore dhe i ndalin luftimet atje”, i tha Putini kanalit indian, në një intervistë të regjistruar paraprakisht dhe të publikuar një ditë para udhëtimit të tij në Indi.
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë Steve, Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, u takuan me Putinin dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Kremlin më 2 dhjetor, në përpjekjet më të fundit për ta gjetur një marrëveshje që do t’i jepte fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.
Vizita e delegacionit amerikan ndodhi gati dy javë pasi një plan i hartuar nga Shtetet e Bashkura për paqe – i konsideruar si shumë i favorshëm për Rusinë – u publikua.
Plani pasqyronte shumicën e kërkesave të pandryshueshme që Moska ia ka bërë Ukrainës qysh para nisjes së pushtimit të saj në shkurt të vitit 2022.



Të tjera
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë
Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së