Bebja dëshiron t’i vështrojë fytyrat, mirëpo për të më e dashura është fytyra e nënës, prandaj asaj vazhdimisht i dërgon shikime të këndshme.
Veç kësaj, çdoherë kur bebja gugat apo lëshon zëra, i thotë nënës që e do.
Edhe para se t’i mbushë një vit, bebja çdo ditë i shfaq dashuri nënës, vetëm se atë e bën në mënyrë të veçantë.
Pediatrja Mari Rakel thotë që ajo saktësisht e njeh aromën e nënës dhe kënaqet me të, posaçërisht derisa thith, gjë që ia shfaq duke i buzëqeshur ëmbëlsisht.

Me siguri keni vërejtur që ajo qenie e vogël shpesh e përqafon nënën, aq më parë kur në ambient ka shumë njerëz, mes të cilëve ka edhe të tillë që i sheh për herë të parë.
Kështu tregon që më e mbrojtur është në përqafim të nënës dhe që nuk dëshiron ta zëvendësojë me asnjë tjetër.



Të tjera
Funksionale kutitë postare në 23 shtete për votuesit jashtë Kosovës
Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve
Efektet anësore të stresit