Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur akuza ndaj homologut të tij australian, Anthony Albanese, duke e fajësuar qeverinë australiane për dështim në frenimin e antisemitizmit, pas një sulmi të rëndë që tronditi zonën e Bondit në Sydney.
Netanyahu pretendoi se politika e qeverisë australiane, përfshirë qëndrimet mbi njohjen e një shteti palestinez, ka kontribuar në rritjen e urrejtjes ndaj hebrenjve. Ai tha se kishte paralajmëruar më herët Albanesen për pasojat e kësaj klime.
“Qeveria juaj nuk bëri asgjë për të ndaluar përhapjen e antisemitizmit. Ju e latë këtë sëmundje të përhapej dhe rezultati janë sulmet e tmerrshme ndaj hebrenjve që pamë”, thuhet në deklaratën e Netanyahut.
Kryeministri australian Anthony Albanese shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të Netanyahut, duke bërë thirrje për unitet kombëtar.
“Ky është një moment që australianët të bashkohen. Ky është një moment për unitet kombëtar”, deklaroi ai.
Sulmi ndodhi në zonën e Bondit në Sydney, ku po zhvilloheshin aktivitete festive të komunitetit hebraik. Nga të shtënat me armë humbën jetë 15 persona dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ka nxitur reagime të forta edhe nga liderë dhe institucione ndërkombëtare.



Të tjera
Mundësi të barabarta për 313 fëmijë në edukimin e hershëm
Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it
Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare