Nisin shkeljet e Listës Serbe në veri të Mitrovicës, reagon Policia

Nisin shkeljet e Listës Serbe në veri të Mitrovicës, reagon Policia

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, duke ndaluar zyrtarët komunalë që të largojnë karriget me ngjyra që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës dhe t’i zëvendësojnë ato me karrige që simbolizojnë flamurin e Serbisë.

KosovaPress ka siguruar një fotografi nga brenda palestrës sportive, ku shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës të pranishëm në ambientet e objektit. Sipas fotografive që janë siguruar brenda sallës së sportit është parë edhe Igor Simiq, përfaqësues i Listës Serbe.

Ekipi i KosovaPress ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po përcjell nga afër zhvillimet, ndërsa publiku do të informohet në kohë reale për çdo të re lidhur me këtë rast.

Deri në këto momente, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ndërhyrjen apo rrethanat që kanë çuar në këtë situatë.