Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas ministrit, kontrata përfshin furnizimin me sistemet HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si dhe automjete moderne mbështetëse. Po ashtu, në marrëveshje janë përfshirë pjesë rezervë, mirëmbajtja teknike dhe trajnimi i personelit për operim dhe mirëmbajtje të këtyre sistemeve.
Maqedonci ka theksuar se kjo blerje shënon një fazë të re të zhvillimit të ushtrisë së Kosovës, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të gjata.
“Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë,” ka deklaruar ministri.
Sipas tij, marrëveshja kontribuon në rritjen e sigurisë së vendit dhe në garantimin e stabilitetit afatgjatë në rajon.



Të tjera
Perimet, frutat dhe peshku bëjnë trurin më të freskët
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës