Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Klinë dhe Istog, ka prezantuar planin e LDK-së për rritjen graduale të pensioneve gjatë mandatit qeverisës.
Abdixhiku ka bërë të ditur se pensioni bazik do të jetë 200 euro në vitin e parë të qeverisjes, do të rritet në 250 euro në vitin e dytë dhe do të arrijë në 300 euro në vitin e tretë.
Sipas tij, kjo rritje synon t’u sigurojë pensionistëve kushte dinjitoze jetese.
“Pensionistët nuk janë në harresë. Ky nuk është një premtim elektoral, por një akt drejtësie për ata që e ndërtuan këtë shtet”, ka deklaruar Abdixhiku, duke theksuar se gjeneratat që kanë kontribuar në ndërtimin e Kosovës meritojnë respekt dhe siguri sociale.



Të tjera
Dikush pagoi 247 euro, aeroporti i Parisit sjell rregulla të reja për taksistët
10 gjëra që meshkujt pëlqejnë te femrat, por nuk ua thonë
Zakonet e këqija mund t’ju çojnë në depresion