Lëvizja VETËVENDOSJE! hapi fushatën e saj në Mitrovicë. Paraprakisht, kryeminstri Albin Kurti, përuroi urën e re për këmbësorët mbi lumin Ibër.
Ai tha se kjo urë shërben për të ofruar qytetin e qytetarët nga të dyja anët më shumë se kurrë.
Në vazhdën e zotimeve, për Mitrovicën Kurti tha se do të ndërtohet edhe ura e tretë, si rrugë lidhëse nga Mulliri i Zhabarit deri në Gushavc e Vidimriq. “Trepça” do të fuqizohet, e xhamia e Ibrit do të rindërtohet, duke ruajtur trashëgiminë nga e kaluara. E edhe nga Mitrovica, Albin Kurti përsëriti zotimin e tij për dyfishimin e shtesave për fëmijë nga 45 në 90 euro, si dhe rritjen e shtesave në 500 euro për nënat lehona.
Duke i falënderuar qytetarët, ai i ftoi që të mbështesin vazhdimësinë e qeverisjes së tij, e cila premton siguri e begati, përmes votimit të numrit 116, të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.



Të tjera
Një tjetër trajner jep dorëheqje pas dështimit në Botëror
Çfarë duhet të bëni që vetura të mos ngrijë gjatë natës?
UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027