Transferimi më i fundit i Fenerbahces Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim që duket serioz në stërvitje.
Sipas raportimeve nga Turqia, Muriqi u detyrua të largohej nga fusha me barelë pasi pësoi një shqetësim fizik gjatë stërvitjes, duke ngritur menjëherë shqetësime te stafi teknik i klubit verdheblu.
Gjendja e sulmuesit pritet të qartësohet pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore, ndërsa shkalla e lëndimit do të përcaktohet pas kryerjes së rezonancës magnetike.
Ekipi mjekësor i Fenerbahces më pas do të vendosë për trajtimin që do të ndjekë lojtari, si dhe për afatin e rikthimit të tij në fushë.
Vedat Muriqi nuk ishte futbollisti i vetëm që pësoi lëndim te skuadra turke. Edhe Anderson Talisca pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së së dielës dhe aktualisht po merr trajtim nga stafi mjekësor.
Seria e lëndimeve para nisjes së sezonit të ri konsiderohet si një zhvillim që mund të ndikojë ndjeshëm në planet dhe programin përgatitor të stafit teknik të Fenerbahces.



Të tjera
LDK në lëvizje politike – Kryesia dhe degët mblidhen, Haziri jep mesazh të qartë
Rasti i Bekim Metajt merr kthesë të re, Kërveshi: Sulmi erdhi nga mbi 20 persona
Vaji i bajames, ndihmon në tretje e deri te qetësues