Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar vendosmërinë e vendit të tij për të treguar të vërtetën për atë që po ndodh në Gaza dhe për t’u siguruar që “drejtësia të vihet në vend”, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
“Turqia do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri në çdo front për të siguruar që ajo që po ndodh në Gaza të mos harrohet dhe që drejtësia të vihet në vend”, tha presidenti Erdogan në një fjalim në një ceremoni çmimesh për kulturë dhe art në Ankara.
“Si një vend dhe qeveri e përkushtuar për të thënë të vërtetën”, shtoi ai, Turqia qëndron fort me popullin palestinez në mënyrë “të palëkundur dhe të paepur”.



Të tjera
Pozicioni i duhur i gjumit nëse vuani nga refluksi dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar
Pesë arsye pse duhet të bëni masazh
Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë