Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se gjatë mandatit aktual qeveritar fokusi ka qenë te mbështetja për nënat dhe fëmijët, zhvillimi i bujqësisë, vendosja e rendit dhe ligjit në veri të vendit si dhe forcimi i ushtrisë së Kosovës, përcjell KosovaPost.

Në një postim publik, Kurti ka bërë të ditur se janë ndarë rreth 300 milionë euro për mbi 120 mijë fermerë, është rritur ndjeshëm armatimi i ushtrisë, si dhe për herë të parë janë ofruar shtesa për fëmijët dhe nënat lehona.

Ai ka paralajmëruar se në mandatin e ardhshëm qeveritar planifikohen investime të mëdha, përfshirë 1 miliard euro për prodhuesit vendor, 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe 1 miliard euro në vit për investime kapitale. Sipas Kurtit, në fokus do të mbetet edhe bujqësia, dyfishimi i shtesave për fëmijë dhe rritja e mbështetjes për nënat lehona.

Duke folur për Suharekën, nga ku u mbajt tubimi i fundit, Kurti njoftoi se është planifikuar ndërtimi i digës së liqenit akumulues të Dragaçinës, projekt që synon të sigurojë ujë cilësor për pije, bujqësi dhe industri për qytetin dhe fshatrat përreth, duke nisur nga Samadraxha.

“Siguri dhe begati për Suharekën dhe për gjithë Kosovën”, ka përfunduar Kurti.