Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se në aksionin e zhvilluar në rajonin e Prishtinës, ku janë arrestuar 7 zyrtarë janë sekuestruar edhe para, në vlerë 20 mijë euro, dokumente, armë.
Në këtë aksion janë arrestuar F.I., (ish- ministër) J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti,ushtrim të ndikimit mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.
“Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore. Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave. Me vendim të Prokurorisë Speciale shtatë personat ndalohen për 48 orë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar: – rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme, – armë, – bizhuteri, – dokumente të ndryshme, -pajisje elektronike. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet nga Prokuroria./



Të tjera
E pabesueshme, por e vërtetë – Holanda nuk ka humbur asnjë ndeshje të Kupës së Botës në 90 minutat e rregullta që nga viti 2006
Dy të mitur me motor i ikin policisë në Fushë Kosovë duke rrezikuar trafikun
Rëndohet situata para Kuvendit/ Disa të shoqëruar nga policia, mes tyre dhe Dritan Goxhaj!