Vijon e tensionuar situata para Kuvendit ku qytetarët po protestojnë, ndërsa brenda godinës po zhvillohet seanca parlamentare.
Raportohet se pasi qytetarët kanë gjuajtur me vezë makinën me të cilën po largohej një nga ligjvënësit, janë përplasur fizikisht me policinë që po tenton t’i largojë nga zona e Kuvendit.
Në pamje, shihej një person në tokë, të cilit po i jepej ndihma e parë, ndërsa pati disa të shoqëruar. Mes tyre dyshohet se ishte dhe Dritan Goxhaj, një aktivist i sulmuar më herët dhe nga kryeministri Edi Rama.



Të tjera
Përmbyset minibusi në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur dhe 15 persona të plagosur
Lushtaku: Sakrifica e dëshmorëve të Hadës mbetet themeli i lirisë së Kosovës
Manchester City nis bisedimet për talentin Ayyoub Bouaddi