Gazeta e madhe gjermane “BILD” e ka kritikuar mesfushorin Leon Goretzka që refuzoi të gjuante penalltinë e gjashtë, të cilin e humbi Jonathan Tah.
Gjermania pësoi humbje turpëruese nga Paraguai në Kampionatin Botëror 2026, duke dështuar në penallti pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.
BILD tani ka zbuluar disa prapaskena interesante se si kapiteni Joshua Kimmich i kërkoi dy herë Goretzkas, por ky i fundit refuzoi.
“Kimmich e pyeti Goretzkan dy herë ta godiste penalltinë e gjashtë, që doli të jetë vendimtare. Goretzka refuzoi shkaku i frikës. Në fund, Tah e merr dhe e humb. Kjo ishte penalltia e tij e parë profesionale”, raporton mediumi gjerman.
Manuel Neuer ishte afër të bëhej heroi, duke qenë se i ndali dy penallti radhazi – megjithatë lojtarët e Gjermanisë nuk arritën t’i konkretizojnë.
Kësisoj, Gjermania përshëndetet me Botërorin qysh në raundin e 32-të, kurse mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë t’i besojnë përzgjedhësit Julian Nagelsmann edhe për vitet e ardhshme.



Të tjera
Nagelsmann pritet të vazhdojë te Gjermania deri në vitin 2028
Vetura me targa serbe përmbyset në autostradë, plagosen rëndë prindërit dhe lëndohet fëmija dyvjeçar
Egli Tako tregon çfarë ka humbur Gjesti