Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Sipas mediave turke, të cilat i referohen një marrëveshjeje dypalëshe të publikuar në Fletoren Zyrtare, avioni i konfiguruar për përdorim shtetëror dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare, ndërsa shpenzimet që lidhen me transferimin e pronësisë do të mbulohen plotësisht nga pala turke.
Marrëveshja synon të thellojë partneritetin institucional mes Shqipërisë dhe Turqisë, veçanërisht në fushat e aviacionit civil, mbrojtjes dhe bashkëpunimit teknik, duke u konsideruar edhe si një gjest simbolik mbështetjeje për rolin e Shqipërisë në rajon dhe proceset e saj të integrimit.



Të tjera
E hëna e sotme njihet si dita më depresive e vitit
Ak*sident në Fushë-Kosovë, 85-vjeçari hu*mb jetën pas go*ditjes nga një veturë
Osmani viziton dy familje për Krishtlindje: Dashuri, paqe dhe shpresë