Portugalia e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo e fillon fushatën e saj në Kupën e Botës kundër Kongos në Hjuston, të mërkurën nga ora 19:00.
Skuadra e Roberto Martinezit duhet të përballet me vëmendjen ndaj Ronaldos gjatë gjithë turneut, pasi 41-vjeçari synon të fitojë Kupën e Botës për herë të parë në përpjekjen e tij të gjashtë dhe ndoshta edhe të fundit.
Ronaldo ka fituar Evropianin në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2019 dhe 2025 me Portugalinë, por i mungon titulli i Botës.
Kanë kaluar 60 vjet që nga paraqitja më e mirë e Portugalisë në Kupën e Botës. Ishte viti 1966 kur Portugalia zuri vendin e tretë në Botërorin e mbajtur në Angli.
Në vitin 2006, Portugalia u eliminua në gjysmëfinale, kurse në Katar në vitin 2022 u ndal nga Maroku në një të tetën e finales.
Kongo e bën paraqitjen e parë në Kupën e Botës, që nga paraqitja famëkeqe në vitin 1974, kur njiheshin si Zaire.
Përballja ndërmjet Portugalisë dhe Kongos është e para në histori.
Ronaldo në Botërorin e tij të gjashtë do të hyjë si lojtari i vetëm që shënoi në pesë Kupa të Botës.
Botërori në SHBA, Meksikë dhe Kanada, pritet të jetë i fundit për Ronaldon.
Ronaldo për Portugalinë ka shënuar 143 gola në 228 paraqitje.



Të tjera
Lamine Yamal i pakënaqur me rolin e rezervistit te Spanja, kërkon të startojë ndaj Arabisë Saudite
Pesë ushqime që do t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj
“Ky është realiteti”, Erling Haaland përmend dy sulmues më të mirë se ai