Rama: Evropës i duhet rajoni ynë

Rama: Evropës i duhet rajoni ynë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës.

Ai tha se rajoni ka pasuri që sipas tij pëlqehen nga Rusia e Kina.

“Evropës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon, që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës. Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”, tha Rama në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin.

Shtoi se integrimi evropian nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund.

“Integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund. Zgjidhja nuk është e komplikuar. Na jepni pjesëmarrjen, që hap pas hapi të dëshmojmë potencialet tona. Me hapa të ngadaltë, ne do të bjmë çdo gjë që kërkon familja e madhe europiane. Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Teknologjia në shërbime është rruga nga periferia drejt qendrës. Ballkani Perëndimor në BE do i japë Europës më tepër potencial. Me ne, më e fortë do jetë vetë BE-ja”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se sulmet kibernetike janë një problem, me të cilin është ndeshur dhe Shqipëria. Shprehu kritika sërish për Iranin.