Në një intervistë për Kosova Post, drejtori i shkollës “Pavarësia”, Halil Brahaj, njëherit qendra më e madhe e votimit në gjithë Kosovën tha se deri në orën 09:00 kanë votuar rreth 4 për qind e votuesve.
“Qendra me numrin 1928, ku ka gjithsej 11 mijë e 200 votues, sipas informatave që i kemi ne, është qendra më e madhe në Kosovë me 13 vendvotime.”
“Deri në orën 09:00 kanë votuar rreth 4 për qind e votuesve dhe se deri më tash nuk ka pasur parregullsi”, ka deklatuar ai.
Ndersa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë në platformën elektronike të dhënat e reja për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 11:00.
Nga procesimi i të dhënave nga mbi 87% e vendvotimeve, rezulton se deri në këtë orë kanë votuar mbi 153 mijë qytetarë, ose në përqindje, 7.66%./KosovaPost/



Të tjera
Kripa përdoret edhe si produkt kozmetike
Konjufca: Kosova, e gatshme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në BE
Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë “kërkesat minimale” për paqe