Sipas Policisë, qytetari ka reaguar në shenjë revolte pasi komisioni zgjedhor nuk e ka lejuar ta ndihmojë bashkëshorten e tij gjatë votimit.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Policia ka shoqëruar qytetarin në stacion policor, ku është duke u intervistuar. Në konsultim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore,” ka deklaruar Bytyqi për Telegrafin.
Policia ka bërë të ditur se situata në qendrën e votimit është qetësuar dhe procesi zgjedhor po vazhdon normalisht



Të tjera
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë
Pesë efektet anësore të qumështit
Shefi i OBSH-së: Mbi 1.300 vdekje të lidhura me valën e të nxehtit në Evropë që nga 21 qershori