Burime të KosovaPress-it brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë.“I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti derisa ka shtuar se Steviq është “dora e djathtë e Milan Radoiçiqit”.
Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe, dhe KosovaPress ka siguruar fotografinë.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she. /KP/




Të tjera
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë
Pesë efektet anësore të qumështit
Shefi i OBSH-së: Mbi 1.300 vdekje të lidhura me valën e të nxehtit në Evropë që nga 21 qershori