Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë detaje mbi vëzhgimin e zgjedhjeve, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Hargreaves bëri me dije se ka vëzhguar procesin zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, të Veriut, Zveçan e Banjskë.
“Si gjithmonë, sot kam shijuar vëzhgimin e zgjedhjeve. Nga Mitrovica Jugore dhe Millosheva në Mitrovica Veriore, Grabovci në Zveçan dhe Banjska, ishte mirë të dëshmonim këtë ditë të demokracisë. Ende ka kohë për të votuar!” u shpreh ambasadori britanik.
Teksa ka mbetur edhe një orë deri në mbyllje të qendrave të votimit, deri më tani afro 39% të qytetarëve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.



Të tjera
“Jo më Rama ik, por Rama në burg”- Kola: Ka prova që ka vjedhur Shqipërinë, prandaj i duhet konfiskuar dhe pasuria!
6 gjëra që nuk duhet bërë kur e keni stomakun bosh
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë